Çitaku: Osmani ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më parë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të jetë më aktive në zhbllokimin e situatës politike dhe të caktojë sa më parë datën e zgjedhjeve. “Presidentja Osmani do të duhej të ishte shumë më aktive në zhbllokimin e situatës politike në vend. Dhe ky


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të jetë më aktive në zhbllokimin e situatës politike dhe të caktojë sa më parë datën e zgjedhjeve.
“Presidentja Osmani do të duhej të ishte shumë më aktive në zhbllokimin e situatës politike në vend. Dhe ky angazhim do të duhej të ishte serioz që nga dita e parë. Nuk dua ta komentoj kualifikimin e presidentes Osmani. Por, Osmani nuk duhet të humb kohë, duhet t’i thërras partitë politike dhe ta caktojë sa më parë datën e zgjedhjeve’’, ka deklaruar ajo gjatë konferencës për media, para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës./EO

