CIVIL: Fillimi i qetë i zgjedhjeve, heshtja zgjedhore dhe qasje në vendvotime mbeten sfida
Dita e zgjedhjeve në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 filloi në mënyrë paqësore dhe në kohë, me përjashtim të dhjetëra vendvotimesh për të cilat vëzhguesit e CIVIL raportuan se vonesa ishte nga 5 deri në 20 minuta, tha Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL në fillim të konferencës së parë për shtyp […]


Dita e zgjedhjeve në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 filloi në mënyrë paqësore dhe në kohë, me përjashtim të dhjetëra vendvotimesh për të cilat vëzhguesit e CIVIL raportuan se vonesa ishte nga 5 deri në 20 minuta, tha Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL në fillim të konferencës së parë për shtyp kushtuar monitorimit të procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.
Vonesa në hapjen e vendvotimeve janë vërejtur në Shkup, Manastir, Kërçovë dhe komuna të tjera në të gjithë vendin. Arsyet janë të ndryshme, duke përfshirë lidhjen e dobët të internetit, mospërputhjen e kohës së pajisjes së gjurmëve të gishtërinjve, dhe në disa vende ka mospërputhje të numrit të votuesve.
Vende të paarritshme janë vërejtur në të paktën dy vende, në Shkup dhe Krushevë, ku ka vendvotime në katin e sipërm të institucioneve ku zhvillohet votimi.
“Është e habitshme që administrata zgjedhore nuk po arrin të organizojë të gjitha vendvotimet që të jenë të arritshme për të gjithë qytetarët”, komentoi Deralla.
Ai komentoi gjithashtu për shkeljen e heshtjes zgjedhore.
“Sa i përket heshtjes zgjedhore – si gjithmonë – është sikur të mos ekzistojë fare. Sikur të mos ketë ndalim ligjor për propagandën”, tha Deralla.
Sipas monitorimit të CIVIL-it, nga raportet e përpunuara deri më tani, heshtja zgjedhore më shpesh thyhet në rrjetet sociale ku zyrtarët e partive, kandidatët dhe aktivistët bënë fushatë pa asnjë rezervë gjatë gjithë ditës dhe gjithë natës. Përmbajtja e sponsorizuar e fushatës në rrjetet sociale vazhdoi. Gjithashtu, vëzhguesit afatgjatë të CIVIL-it regjistruan tubime më të vogla në vende publike. Shkelja e heshtjes zgjedhore u regjistrua edhe nga një media online që publikoi rezultatet nga votimi i djeshëm pa para.
Gjatë mëngjesit, u mor një raport nga një qytetar se kishte një shpërndarje parash në një lokacion në Shkup, por ky raport nuk u verifikua nga burime neutrale.