RMV, policia arrestoi një burrë që shkatërronte postera politikë

Një banor i fshatit Vatashë të Kavadarit është arrestuar herët në mëngjes për shkak të shkatërrimit të posterve të një partie politike në rajonin e Kavadarit, njoftoi pasdite Sektori për Punë të Brendshme – Veles, transmeton Portalb.mk. “Sot, në orën 2:45 të mëngjesit, zyrtarë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme – Kavadarci arrestuan 33-vjeçarin […]

RMV, policia arrestoi një burrë që shkatërronte postera politikë
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një banor i fshatit Vatashë të Kavadarit është arrestuar herët në mëngjes për shkak të shkatërrimit të posterve të një partie politike në rajonin e Kavadarit, njoftoi pasdite Sektori për Punë të Brendshme – Veles, transmeton Portalb.mk.

“Sot, në orën 2:45 të mëngjesit, zyrtarë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme – Kavadarci arrestuan 33-vjeçarin A. Gj. nga fshati Vatashë, Kavadarci, sepse, së bashku me persona të tjerë, kishte shkatërruar postera të një partie politike në Kavadarci dhe rrethinë. A. Gj. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës kundër tij,” sqaruan nga SPB – Veles.