Clark në Hagë, Haradinaj: Bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për pafajësi e kanë te ti
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar disa fjalë për gjeneralin amerikan, Wesley Clark i cili po dëshmon në Hagë në mbrojtje të UÇK-së. Përmes një postimi në Facebook krahas një fotografie me Clark, Haradinaj thotë se në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte tek ai. Edhe sot, siç thotë


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar disa fjalë për gjeneralin amerikan, Wesley Clark i cili po dëshmon në Hagë në mbrojtje të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook krahas një fotografie me Clark, Haradinaj thotë se në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte tek ai.
Edhe sot, siç thotë kreu i AAK-së, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët e kanë sërish tek ai.
“Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti. Faleminderit, Gjeneral Clark”, shkroi Haradinaj.

