Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV, ja sa do të rriten
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar vendim me të cilin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.88% krahasuar me vendimin e datës 20.10.2025, transmeton Portalb.mk. Nga data 28.10.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzina EUROSUPER BS – 95 73.50 (denarë/litër) Benzina […]

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar vendim me të cilin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.88% krahasuar me vendimin e datës 20.10.2025, transmeton Portalb.mk.
Nga data 28.10.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzina EUROSUPER BS – 95 73.50 (denarë/litër)
- Benzina EUROSUPER BS – 98 75.50 (denarë/litër)
- Dizeli EURODIESEL BS (D-E V) 68.00 (denarë/litër)
- Vaj ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) 67.50 (denarë/litër)
- Mazut M-1 NS 36.057 (denarë/kilogram)
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 0.50 den/litër.
Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten me 1.00 den/litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0.010 den/kg dhe tani do të jetë 36.057 den/kg.
