Çmimet e konsumit në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor u regjistrua rritje e çmimeve të konsumit dhe çmimeve me pakicë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2024, shënoi rritje prej 4.5%, dhe indeksi i çmimeve […]

Çmimet e konsumit në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje
Çmimi i perimeve në një market në Greqi. Foto: Aneta Dodevska/Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor u regjistrua rritje e çmimeve të konsumit dhe çmimeve me pakicë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2024, shënoi rritje prej 4.5%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2.8%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te kosto e jetesës, rritje më të madhe kemi te rekreimi dhe kulture (7.8 përqind) dhe te ushqimet e pijet joalkoolike (7 përqind), krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Në këtë periudhë, te çmimet me pakicë rritje më të madhe kemi te produktet ushqimore industriale (7.5 përqind).