Aleksandar Jovanovski është zgjedhur drejtor i ri i Higjienës Komunale Shkup
Aleksandar Jovanovski është zgjedhur drejtor i ri i Higjienës Komunale -Shkup. Ai në këtë pozicion, vjen nga Qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, dhe gjithashtu ka përvojë të mëparshme në Sektorin për zhvillim ekonomik lokal, transmeton Portalb.mk. Qyteti i Shkupit në njoftim thotë se ai ka shumë vite përvojë në sektorin privat […]
 
                                
Aleksandar Jovanovski është zgjedhur drejtor i ri i Higjienës Komunale -Shkup. Ai në këtë pozicion, vjen nga Qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, dhe gjithashtu ka përvojë të mëparshme në Sektorin për zhvillim ekonomik lokal, transmeton Portalb.mk.
Qyteti i Shkupit në njoftim thotë se ai ka shumë vite përvojë në sektorin privat në tregti si udhëheqës i një njësie organizative, ndërsa me angazhim pune në Shoqatën për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit, ka punuar në zbatimin e projekteve ekologjike dhe shoqërore përgjegjëse.
“Jovanovski ka arsim të lartë në menaxhim në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, dhe kacertifikatë ndërkombëtare për Qasje institucionale ndaj mbrojtjes së mjedisit.
Me arsimimin, përvojën profesionale dhe angazhimin e tij në sektorin publik dhe privat, Jovanovski do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të ndërmarrjes publike, modernizimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e një mjedisi të pastër, të shëndetshëm dhe ekologjikisht përgjegjës në qytetin e Shkupit”, thonë nga Qyteti.
Jovanovski në këtë pozicion vjen pasi paraardhësi i tij, Sabahadin Rustemi, dje dha dorëheqje për arsye morale.
Rustemi është arrestuar dhe mbahet në paraburgim për shkak të dyshimit të arsyeshëm për vepër penale të rrezikimit të mjedisit dhe natyrës me mbeturina,.
Gjykata Themelore Penale në Shkup pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup dhe caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh për dy udhëheqësit e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale – rrezikim i mjedisit dhe natyrës me mbeturina.
Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale të rrezikimit të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sepse kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe aktivitetin themelor të kompanisë për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit.
Inspektimet e jashtëzakonshme dhe mendimi i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik konfirmuan se menaxhimi i tillë i mbeturinave shkaktoi dëme në tokë, ajër dhe ujë, me një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  