Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bie edhe në Kosovë

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po tregojnë shenja stabilizimi dhe rënieje gjatë këtij viti, pas një periudhe të gjatë luhatjesh si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë. Ekonomisti Sejdi Rexhepi, në një intervistë për Ekonomia Online, shpjegon se zhvillimet e fundit janë rezultat i faktorëve globalë që lidhen me […] The post Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bie edhe në Kosovë appeared first on ATV.

Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bie edhe në Kosovë

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po tregojnë shenja stabilizimi dhe rënieje gjatë këtij viti, pas një periudhe të gjatë luhatjesh si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Ekonomisti Sejdi Rexhepi, në një intervistë për Ekonomia Online, shpjegon se zhvillimet e fundit janë rezultat i faktorëve globalë që lidhen me kërkesën, ofertën dhe dinamikat gjeopolitike.

“Çmimet janë reflektim i kërkesës së tregjeve ndërkombëtare dhe produkteve të saj. Në periudhën pas agresionit rus, çmimet u rritën ndjeshëm, por prodhuesit e tjerë arritën ta kompensonin mungesën e furnizimit nga Rusia, duke e balancuar tregun global,” tha Rexhepi.

Sipas tij, vitet 2024 dhe 2025 po karakterizohen nga një fazë stabilizimi të çmimeve dhe një tendencë e lehtë rënieje, që lidhet me disa zhvillime të rëndësishme ekonomike dhe teknologjike.

“Në veçanti gjatë vitit 2024 vërehet një tendencë stabilizimi me prirje rënieje. Kjo ndodh për shkak të rritjes së ofertës, por edhe për shkak të krizave politike dhe tregtare që kanë ngadalësuar ritmin e kërkesës. Një faktor tjetër është kalimi drejt burimeve alternative të energjisë, sidomos në industrinë e automobilave në tregjet kineze, evropiane dhe amerikane,” theksoi ai.

Në këtë drejtim, Rexhepi shton se ulja e kërkesës për produkte të naftës është ndikuar dukshëm nga zgjerimi i përdorimit të automjeteve elektrike, që po zvogëlon nevojën për energji nga derivatet e naftës.

Ai thekson se edhe Kosova do të ndjejë ndikimin e këtyre zhvillimeve, por paralajmëron se duhet monitorim i vazhdueshëm institucional për të siguruar që çmimet në tregun lokal të pasqyrojnë realisht rënien globale.

“Kosova është pjesë e tregut ndërkombëtar dhe furnizohet sipas çmimeve botërore. Megjithatë, ndryshimet nuk reflektohen menjëherë për shkak të rezervave ekzistuese që tregtarët kanë blerë më herët me çmime më të larta. Nëse pas një periudhe të arsyeshme nuk vërehet rënie, atëherë institucionet duhet të ndërhyjnë për të parandaluar mbajtjen e qëllimshme të çmimeve të larta,” tha ekonomisti.

Sipas Rexhepit, tregu i naftës po hyn në një periudhë më të qëndrueshme, por transparenca dhe ndërhyrja e institucioneve janë thelbësore për të mbrojtur konsumatorët nga abuzimet e mundshme.

The post Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bie edhe në Kosovë appeared first on ATV.