Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të Gjestit dhe Eglit: Ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht

Aktori dhe shkrimtari i njohur, Çun Lajçi, ka bërë një reagim të fortë në lidhje me polemikat rreth dy konkurrentëve të Big Brother VIP Albania, Eglit dhe Gjestit. Përmes një deklarate emocionale, ai dënoi ashpër bullizmin dhe sulmet ndaj tyre, duke i quajtur të padrejta dhe të dëmshme. Lajçi shprehu shqetësimin e tij për përçmimin […]

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të Gjestit dhe Eglit: Ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht

Aktori dhe shkrimtari i njohur, Çun Lajçi, ka bërë një reagim të fortë në lidhje me polemikat rreth dy konkurrentëve të Big Brother VIP Albania, Eglit dhe Gjestit.

Përmes një deklarate emocionale, ai dënoi ashpër bullizmin dhe sulmet ndaj tyre, duke i quajtur të padrejta dhe të dëmshme.

Lajçi shprehu shqetësimin e tij për përçmimin dhe talljen që, sipas tij, po ushtrohet ndaj konkurrentëve dhe e cilësoi këtë një sjellje të shëmtuar.

Ai i doli në mbrojtje Gjestit, duke kritikuar ata që e paragjykojnë dhe sulmojnë, ndërsa vlerësoi Eglin si një vajzë të talentuar dhe të denjë për respekt.

Në mesazhin e tij, Lajçi bëri thirrje për më shumë mirëkuptim dhe ndalimin e fyerjeve, ndërsa vlerësoi dashurinë mes dy konkurrentëve si të sinqertë. Ai theksoi se varfëria nuk e përcakton një njeri dhe se guximi për të dashuruar duhet të respektohet.

Postimi i tij është pritur me reagime të shumta në rrjet, duke nxitur diskutime mes mbështetësve dhe kritikëve të konkurrentëve të BBVA.

Postimi i plot në Facebook:

King-u me Queen-in në pesëshen e finalistëve!
Më tmerron fakti që ju e bullizoni, e përqeshni, e nëpërkëmbni, i thoni edhe ato fjalët që s’i thuhen as kafshës!
Nuk më gëzon fakti që futeni mes dy zemrave; njërën e mbroni, tjetrën e anatemoni!
Mos e gjykoni vajzushën, ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht kur i fluturoi zogu!
Ata janë dy të rinj: një djalosh që ka ndërprerë shkollimin dhe një vajzë brilante—aktore, këngëtare, poete, një njeri plot dituri!
Ju më shani edhe mua që shkruaj për idilën e lënë përgjysmë, për vazon e thyer të një romance, dhe më nënçmoni që shikoj edhe emisione të tilla si Big Brother VIP, sepse juve ju pëlqejnë debate politike, fyerjet, sharjet, mallkimet e pushtetarëve.
Por e keni gabim, sepse njeriu mëson edhe nga të këqijat, edhe nga gabimet e sëhmëtit në emisione të tilla!
Eglin e Gjestin i shoh si fëmijët tim, dhe më mbushet zemra me guxim e tyre, me elan, me dashuri për të bukurën dhe me vullnetin për të qenë dikushi!
Vazhdo, Besart, se edhe ne të pashkollët kemi ditur të hapërojmë shtigjeve e ta mbajmë familjen me kurrizin drejt!
I varfër nuk je ti që s’je Princ, por i varfër është ai që s’ka zemër e trurin e ndez si kashtë!
Unë ju dua të dyve, kështu si jeni—të dashuruar, por që s’doni ta pranoni e s’keni guxim ta kurorëzoni dashurinë!
King-u me Queen-in në pesëshen e finalistëve!
21 mars 2025 /Telegrafi/