Dalin rezultatet e para të votimeve në ambasada, kështu votuan diaspora në Norvegji
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave të mërgimtarëve që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike. Tashmë kanë dalë rezultatet nga votimi në Norvegji. Nga 385 votues, 351 prej tyre e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje. Nga Norvegjia, PDK ka marrë 15 vota, LDK 12 kurse AAK 2. Lista për Familje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave të mërgimtarëve që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.
Tashmë kanë dalë rezultatet nga votimi në Norvegji.
Nga 385 votues, 351 prej tyre e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Nga Norvegjia, PDK ka marrë 15 vota, LDK 12 kurse AAK 2.
Lista për Familje ka marrë një votë.
Një votë është edhe për Nova Demokratska Stranka.
Sot zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se më 8 shkurt është votuar në 30 përfaqësi diplomatike.
“Sipas të dhënave, nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57 përqind e tyre apo 15 mijë e 352 shtetas”, tha Elezi.
Elezi shtoi se të dhënat pas numërimit të vendvotimeve për partitë e kandidatët do të publikohen në platformën e KQZ’së.
Ai tha se pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, planifikojnë të fillojnë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës.
“Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi brenda një kohe të shpejt, rezultatet për subjketet politike dhe kandidatët për deputetë do të shfaqen në platformën Pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, po planifikojmë që të fillojmë me numërimit të fletëvotime nga votimi përmes postës”, tha Elezi.
Përfundimi i numërimit të votave të diasporës, do të pasojë me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, dhe kështu do t’i hapet rruga shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit të tyre./