Dehari: Rezultatet në Kërçovë nuk janë në nivelin e pritur, qytetarët të kenë durim

Kandidati i AKI-së për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari tha se rezultatet e para të zgjedhjeve lokale për Kërçovën nuk janë të kënaqshme, duke i lutur qytetarët për qetësi dhe durim, transmeton Portalb.mk.  Dehari theksoi se në ditët në vijim do të jap informacione me të hollësishme, ndërkohë që falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen. […]

Dehari: Rezultatet në Kërçovë nuk janë në nivelin e pritur, qytetarët të kenë durim
Fatmir Dehari. Foto nga profili i tij në Facebook

Kandidati i AKI-së për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari tha se rezultatet e para të zgjedhjeve lokale për Kërçovën nuk janë të kënaqshme, duke i lutur qytetarët për qetësi dhe durim, transmeton Portalb.mk

Dehari theksoi se në ditët në vijim do të jap informacione me të hollësishme, ndërkohë që falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen.

“Duke qenë thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë ndër vite, ju falënderoj me përulësi dhe me zemër të hapur. Uroj që i Madhi Zot t’ju bekoj ju dhe familjet tuaja me shëndet e mirësi”, tha Dehari.

Ai shtoi, se rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin e Kërçovës nuk janë të kënaqshme, por i lut për qetësi, durim dhe mirëkuptim, dhe ditëve në vijim do të njoftoj më gjerësisht.

Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.