Demokraci Plus thotë se Kuvendi shkeli ligjin për ofrimin e shërbimeve mbështetëse
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Demokraci Plus (D+), ka publikuar hulumtimin mbi kontratën e Kuvendit të Kosovës me kompaninë “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë”, e cila ishte shkak i grevës së punëtoreve teknike të kompanisë për 79 ditë. Ardit Dragusha nga Demokraci Plus ka thënë se që nga viti 2018, Kuvendi i

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Demokraci Plus (D+), ka publikuar hulumtimin mbi kontratën e Kuvendit të Kosovës me kompaninë “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë”, e cila ishte shkak i grevës së punëtoreve teknike të kompanisë për 79 ditë.
Ardit Dragusha nga Demokraci Plus ka thënë se që nga viti 2018, Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar 9 kontrata nga të cilat gjashtë janë kontrata një burimore.
“Punëtoret teknike të cilat qëndruan në grevën prej për 79 ditë nuk ishin të punësuar direkt nga Kuvendi i Kosovës, por ishin pjesë e kompanisë “Schafberger”, e cila kishte fituar një kontratë një burimore me Kuvendin e Kosovës për ofrimin e shërbimeve mbështetëse”, tha ai duke sqaruar se analiza e Demokraci Plus shqyrton procesin e kësaj kontrate një burimore, shkeljet e identifikuara në procesin e prokurimit dhe kontrata mes Kuvendit dhe kësaj kompanie.
“Në vitin 2023 kuvendi i Kosovës si institucion publik kontrakton kompanitë e pastrimit përmes kontratave publike dhe shpërbleu me kontratë “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë”, për shërbime mbështetëse me një kontratë në vlerë 214 mijë euro e cila do të zgjaste deri më 30 prill 2024. Për vitin 2024 Kuvendi planifikoj nisjen e procedurës së re të prokurimit më datën 22 janar në mënyrë që të kishte katër muaj afat deri te nënshkrimi i kontratës së re e cila do përfundonte, pra me 30 prill 2024. Megjithatë, Kuvendi u vonua në inicimin e kësaj procedure dhe e inicioi këtë procedurë tek me datën 20 mars 2024 duke caktuar si afat të fundit për dorëzimin e ofertave për prcesin e ri të tenderimit, pikërisht ditën kur përfundonte kontrata e vitit 2023. Kjo vonesë dy mujore në procedurën e re të Kuvendit të Kosovës garantoj se Kuvendi do të mbeste pa shërbime mbështetëse, pasi kontrata e re nuk mund të nënshkruhej në ditën e fundit të dorëzimit të ofertave”, tha Dragusha.
Pra kuvendi sipas tij krijojë një situatë ku do të mbetej pa kontratë.
Ai tha se përveç vonesës Kuvendi bëri dhe një gabim në hartimin e dosjes së tenderit duke ofruar shërbime të ndryshme heterogjene brenda një kontrate të vetme./EO/