Dënohen motrat Berishaj për dhunën ndaj blogeres Klea Prenga
Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për motrat Mariela dhe Antonela Berisha, të akuzuara për dhunën e ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2024. Sipas vendimit, Mariela Berisha u dënua me tri vite burg, por dënimi iu zbrit në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, Antonela […] The post Dënohen motrat Berishaj për dhunën ndaj blogeres Klea Prenga appeared first on Sinjali.

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për motrat Mariela dhe Antonela Berisha, të akuzuara për dhunën e ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2024.
Sipas vendimit, Mariela Berisha u dënua me tri vite burg, por dënimi iu zbrit në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, Antonela Berisha u dënua me tre vite shërbim prove, dënim që po ashtu zbriti në dy vite, në të njëjtën procedurë, raporton tch.
Ngjarja ndodhi në një restorant në Tiranë, ku Klea Prenga po darkonte, kur u sulmua brutalisht nga motrat Berisha. Ajo u godit me sende të forta për motive të konsideruara banale, siç u raportua nga mediat.
Pas incidentit, motrat Berisha u shpallën në kërkim policor dhe u vetëdorëzuan dy muaj më vonë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dënohen motrat Berishaj për dhunën ndaj blogeres Klea Prenga appeared first on Sinjali.