Deputeti ukrainas: Kosova e meriton anëtarësimin në KiE, është mikja e Ukrainës

Welcome to Kosova Today

Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, më 16 prill, Serbia njoftoi se ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Kosova […]

Deputeti ukrainas: Kosova e meriton anëtarësimin në KiE, është mikja e Ukrainës
deputeti-ukrainas:-kosova-e-meriton-anetaresimin-ne-kie,-eshte-mikja-e-ukraines

deputeti-ukrainas:-kosova-e-meriton-anetaresimin-ne-kie,-eshte-mikja-e-ukraines

Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, më 16 prill, Serbia njoftoi se ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kosova ende nuk e di nëse Ukraina do të votojë pro anëtarësimit në KiE, përkundër që deklarimeve pozitive të deputetëve në KiE.

Shefi i Komisionit Parlamentar në Ukrainë, deputeti Oleksandr Merezhko, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk e di nëse shteti i tij do të përkrahë Kosovën Komitetin e Ministrave.

Ai thekson se nëse do të ishte në dorën e tij, patjetër që do të votonte pro.

“Sinqerisht, nuk e di nëse do të votojë pozitivisht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse do të ishte në dorën time unë patjetër do të votoja pro anëtarësimit të Kosovës sepse Kosova vërtet e meriton. Për mua, Kosova është mikja e Ukrainës dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, u shpreh Merezhko.

Deputeti ukrainas tha se populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit të Serbisë gjatë 1998/99, dhe tani populli i Ukrainës, prandaj e kuptojnë njëra tjetrën.

“Ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur së bashku që autorët e gjenocidit të mos të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Merzheko.

Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në këtë organizatë gati dy vjet më parë – më 12 maj, 2022.

Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Bakoyyanis, e cila tha se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i organizatës, ndërsa Asociacionin e konsideroi si çështje të brendshme të Kosovës.

Bakoyyanisit kaloi edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Komiteti i Ministrave.

I përbërë prej 46 shtetesh anëtare, 27 prej të cilave anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës është organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës.

Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion

Sisteme Online Programime
Programing Online