Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin e saj

Welcome to Kosova Today

Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Seda Gören Bölük befasoi në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke treguar se është me prejardhje nga Kosova. Ajo shprehu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se procesi integrues i vendit “nuk ka kthim mbrapa”. “Ne […]

Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin e saj
deputetja-e-turqise-ne-kie:-jam-me-prejardhje-nga-kosova,-e-mbeshtes-me-zemer-anetaresimin-e-saj

deputetja-e-turqise-ne-kie:-jam-me-prejardhje-nga-kosova,-e-mbeshtes-me-zemer-anetaresimin-e-saj

Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Seda Gören Bölük befasoi në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke treguar se është me prejardhje nga Kosova.

Ajo shprehu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se procesi integrues i vendit “nuk ka kthim mbrapa”.

“Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha ajo.

“Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha Seda Gören Bölük.