Deputetja Reshitaj thotë se sot është kërcënuar dy herë
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se gjatë ditës së mërkurë është kërcënuar në dy raste. Ka thënë se rasti i parë i ka ndodhur rrugës për në punë, dhe e dyta në zyrën e saj në Fakultet. “Të nderuar qytetarë, unë sot jam kërcënuar dy herë. Njëherë rrugës duke […]


Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se gjatë ditës së mërkurë është kërcënuar në dy raste.
Ka thënë se rasti i parë i ka ndodhur rrugës për në punë, dhe e dyta në zyrën e saj në Fakultet.
“Të nderuar qytetarë, unë sot jam kërcënuar dy herë. Njëherë rrugës duke ardhur në punë dhe e dyta në zyrën time në Fakultet. Le ta kuptojë kushdo që është pas që nuk munden me më kërcënu, shantazhu dhe që vendimet e mia do të jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.