“Duhet të mësojmë nga historia, jo ta përsërisim atë”, ambasadorja amerikane kujton fjalët e Albright për NATO-n
Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Juliane Smith, ka shkruar në profilin e saj zyrtar për formimin dhe rëndësinë e NATO-s. Smith ka thënë se kjo më së miri shpjegohet nga përgjigjet e dhëna nga ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright. Smith citon ish-sekretaren amerikane Albright e cila kur ka folur për NATO-n ka thënë se asnjëherë […]


Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Juliane Smith, ka shkruar në profilin e saj zyrtar për formimin dhe rëndësinë e NATO-s. Smith ka thënë se kjo më së miri shpjegohet nga përgjigjet e dhëna nga ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.
Smith citon ish-sekretaren amerikane Albright e cila kur ka folur për NATO-n ka thënë se asnjëherë s’duhet rënë në rehatinë apo për të supozuar se totalitarizmi ka vdekur përgjithmonë apo për t’u tërhequr në përballje me agresionin.
“Ne duhet të mësojmë nga historia, jo ta përsërisim atë. Dhe ne kurrë nuk duhet të harrojmë se fati i Evropës dhe Amerikës Veriore janë të pandashëm”, ka shkruar tutje ambasadorja amerikane teksa citon Sekretaren Albright.
Këto fjalë Smith i ka thënë në ndertimin që iu bë kujtimit për Sekretaren Albright në hapjen e vitit akademik në Kolegjin e Evropës në Çeki.Aty kanë marrë pjesë presidenti çek dhe rektorja e Kolegjit Evropian, Federica Mogherini.
Why was NATO formed and why is it still important? One of the best answers comes from my former mentor and Secretary of State, the late Madeleine Albright: “We must never fall back into complacency or presume that totalitarianism is forever dead or retreat in the face of… pic.twitter.com/sV1RJdRdXZ
— Ambassador Julianne Smith (@USAmbNATO) October 4, 2023