Nga nesër Turqia merr komandën e KFOR-it

Përgatiti: Driton Sadiku Si njëra ndër shtetet me më së shumti forca të diskoluara në Kosovë, Turqia nga nesër do ta marrë edhe udhëheqjen e KFOR-it. Özkan Ulutaş, nga e marta do ta zëvendësojë paraardhësin e tij, Angelo Michele Ristuccia, si komandant i KFOR-it. Megjithatë, marrja e komandës nga një shtet mik i Kosovës, sipas […] The post Nga nesër Turqia merr komandën e KFOR-it first appeared on ATV. The post Nga nesër Turqia merr komandën e KFOR-it appeared first on ATV.

Nga nesër Turqia merr komandën e KFOR-it

Përgatiti: Driton Sadiku

Si njëra ndër shtetet me më së shumti forca të diskoluara në Kosovë, Turqia nga nesër do ta marrë edhe udhëheqjen e KFOR-it.

Özkan Ulutaş, nga e marta do ta zëvendësojë paraardhësin e tij, Angelo Michele Ristuccia, si komandant i KFOR-it.

Megjithatë, marrja e komandës nga një shtet mik i Kosovës, sipas njohësve të sigurisë, nuk përbën ndonjë favor për vendin, pasi KFOR-i vepron me të njëjtin mision.

Pasi tha se nacionaliteti nuk përbën dallim, profesori i lëndëve të sigurisë Fatmir Çollakaj vlerëson se rëndësi ka profili i komandantit.

Pas zhvillimeve të fundit në veri, specifikisht sulmi terrorist në Banjskë, KFOR-i ka rritur praninë e tij në Kosovë.

Vetëm sot edhe 200 ushtarë nga Britania kanë arritur në Kosovë për ta përforcuar misionin e KFOR-it, ndërkohë që forca ushtarake erdhën edhe nga Rumania.

The post Nga nesër Turqia merr komandën e KFOR-it first appeared on ATV.

The post Nga nesër Turqia merr komandën e KFOR-it appeared first on ATV.