Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovës në pikën kufitare në Merdar po zgjasin deri në dy orë, derisa kolona e krijuar është rreth 700 metra. Referuar Qendrës Kufitare, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Aty qytetarët po presin rreth gjysmë ore për të dalë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovës në pikën kufitare në Merdar po zgjasin deri në dy orë, derisa kolona e krijuar është rreth 700 metra.
Referuar Qendrës Kufitare, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë.
Aty qytetarët po presin rreth gjysmë ore për të dalë, e kolona e krijuar është rreth 200 metra.
Sipas të dhënave të përditësuara pas orës 8:00 pritjet në pikat e tjera kufitare janë të shkurtra.