Dëshmitari në gjyqin kundër Slavisha Filiq: Rrëmbimi i dr. Hafir Shalës ishte i planifikuar
Sot, para trupit gjykues të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të kryesuar nga gjyqtarja Violeta Namani, është mbajtur seanca në procesin kundër Slavisha Filiq, i cili në mungesë akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile. Gjatë gjykimit janë dëgjuar dëshmitarët Hetem Sinani dhe Fisnik Thaqi, të cilët kanë paraqitur njohuritë e tyre për

Sot, para trupit gjykues të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të kryesuar nga gjyqtarja Violeta Namani, është mbajtur seanca në procesin kundër Slavisha Filiq, i cili në mungesë akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile. Gjatë gjykimit janë dëgjuar dëshmitarët Hetem Sinani dhe Fisnik Thaqi, të cilët kanë paraqitur njohuritë e tyre për ngjarjet e 10 prillit 1998.
Dëshmitari i parë, Hetem Sinani, përshkroi se si, së bashku me doktor Hafir Shalën dhe Shaban Nezirin, po udhëtonin nga Drenasi për në Prishtinë, kur rrugës u ndaluan nga tre persona.
Sipas tij, doktor Shala u nxor me forcë nga automjeti me të cilin po udhëtonin, nga tre civilë, prej të cilëve njëri ishte i gjatë, ndërsa personi tjetër që ai vërejti ishte më i shkurtër dhe me flokë të errëta.
Sinani shtoi se sulmuesit morën me vete një dosje me dokumente që ai, Shaban Neziri dhe dr. Hafir Shala kishin me vete, pas së cilës doktorin e futën në një xhip të zi.
Gjithashtu, sipas tij, atij dhe Shaban Nezirit iu tha të shkonin në drejtim të stacionit kryesor të policisë në Prishtinë, ndërsa xhipi i zi lëvizte pas tyre.
Pas marrjes në pyetje në stacionin e policisë në Prishtinë, Sinani priti që dr. Shala të paraqitej, por së shpejti, së bashku me Shaban Nezirin, u informuan se “duhej të largoheshin”.
Dëshmitarët deri më sot nuk kanë pritur kthimin e mikut të tyre.
“Jam i sigurt se kjo ishte një pritë e përgatitur paraprakisht. Gjithçka dukej e organizuar dhe e planifikuar. Më e rënda për mua është se me këtë rast, në atë kohë, askush nga autoritetet nuk është marrë”, deklaroi Sinani para gjykatës.
Dëshmitari i dytë, Fisnik Thaqi, deklaroi se me këtë rast filloi të merrej në vitin 2003, kur u martua me vajzën e dr. Hafir Shalës.
Sipas tij, nga burime të ndryshme ka dëgjuar se në rrëmbim ishte i përfshirë i akuzuari Slavisha Filiq, i cili dyshohet se ishte pjesëtar i shërbimeve të sigurisë.
Avokatja e mbrojtjes, Milka Milosavljeviq, kontestoi relevancën e dëshmisë së Thaqit, duke theksuar se ai nuk ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjes dhe se deklaratat e tij bazohen ekskluzivisht në informacione të pakonfirmuara dhe spekulime.
Aktakuza në mungesë kundër Slavisha Filiq u ngrit më 15 shtator 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Më 10.04.1998, viktima Hafir Shala, me profesion mjek, së bashku me dy persona të tjerë, Hetem Sinanin dhe Shaban Nezirin, po udhëtonte me mak inë private nga Gllogovci për në Prishtinë. Sipas aktakuzës, Slaviša Filić, në cilësinë e një zyrtari të Shër bimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë të tjerë të të njëjtit shër bim, të cilët aktualisht nuk janë të arritshëm për organet e ndjekjes, ndaloi automjetin e personave të përmendur, në bashkëpunim me pjesëtarë të Policisë së Serbisë dhe persona të tjerë të Shër bimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë.
Pas ndalimit të automjetit, personat që ndodheshin në të u legjitimuan fillimisht nga pjesëtarët e Policisë serbe, pas së cilës doktor Hafir Shala u mor nga i pandehuri Slaviša Filiq dhe dy të dyshuar të tjerë – të tre në veshje civile, dhe Hafir Shala u fut në një automjet të markës “Opel”, tipi “Frontera”, me targa PR-986-16, të cilin e drejtonte i pandehuri Slavisha Filiq.
Prej aty, Hafir Shala u dër gua në ndërtesën e Sigurimit të Shtetit në Prishtinë, ku fillimisht u rrah dhe u torturua. Nga ai moment, fati dhe gjendja e tij mbeten të panjohura.
Me këto pretendime të aktakuzës, i pandehuri Slavisha Filiq akuzohet për kryerjen e veprës penale Krime lufte kundër popullsisë civile, sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të RSF.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./“Betimi për Drejtësi”.