Dështojnë negociatat mes Limajt e Abdixhikut, NISMA refuzon të bëhet pjesë e listës së LDK-së

Negociatat mes Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Limajt të NISMA’s Socialdemokrate kanë dështuar pa ndonjë marrëveshje për bashkëpunim, tash për tash. Sipas mediave, pengesë ka qenë numri i vendeve që i janë ofruar Limajt në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe shkrirja e tyre në listën e partisë së

Dështojnë negociatat mes Limajt e Abdixhikut, NISMA refuzon të bëhet pjesë e listës së LDK-së
Dështojnë negociatat mes Limajt e Abdixhikut, NISMA refuzon të bëhet pjesë e listës së LDK-së

Dështojnë negociatat mes Limajt e Abdixhikut, NISMA refuzon të bëhet pjesë e listës së LDK-së

Negociatat mes Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Limajt të NISMA’s Socialdemokrate kanë dështuar pa ndonjë marrëveshje për bashkëpunim, tash për tash.

Sipas mediave, pengesë ka qenë numri i vendeve që i janë ofruar Limajt në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe shkrirja e tyre në listën e partisë së Lumir Abdixhikut, pa siglën e Nismës.

Mediat kanë kontaktuar të enjten Limajn, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e mediumit e as nuk ka kthyer përgjigje me shkrim. Dje vetë kreu i NISMA’s konfirmoi se po zhvillojnë negociata me LDK-në, duke i hedhur poshtë disa raportime se po negocion edhe me PDK-në.

Po ashtu, edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, deklaroi të hënën se një pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit mbetet e hapur, përfshirë edhe për NISMA’n e Fatmir Limajt.

“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë, ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vetë. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri”, deklaroi ai.

“Jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individë”, deklaroi Abdixhiku. /Reporteri.net/