Dështon edhe Konjufca, nuk i ka numrat për Qeveri – u hapet rrugë zgjedhjeve të reja

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë Qeverinë e re në krye me Glauk Konjufcën, si mandatar i dytë nga VV. Pro ishin vetëm 56 vota, 53 kundër dhe katër abstenime, teksa të nevojshme për formimin e Qeverisë janë 61. Pas dështimit edhe të mandatarit të dytë, u hapet rrugë zgjedhjeve të reja. Kryeparlamentari Dimal […]

Dështon edhe Konjufca, nuk i ka numrat për Qeveri – u hapet rrugë zgjedhjeve të reja

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë Qeverinë e re në krye me Glauk Konjufcën, si mandatar i dytë nga VV.

Pro ishin vetëm 56 vota, 53 kundër dhe katër abstenime, teksa të nevojshme për formimin e Qeverisë janë 61.

Pas dështimit edhe të mandatarit të dytë, u hapet rrugë zgjedhjeve të reja.

Kryeparlamentari Dimal Basha, pasi konstatoi dështimin për votimin e Qeverisë, i mbylli punimet e seancës.