Dështon për herë të dytë zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për herë të dytë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch. Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët në sallë që të votojnë këtë propozim në mënyrë që të mos bllokohet Kuvendi. “Ju kisha lutë si kolegë ta mbështetin se vetëm kështu nuk bëheni pjesë e […] The post Dështon për herë të dytë zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare appeared first on Albinfo.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për herë të dytë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët në sallë që të votojnë këtë propozim në mënyrë që të mos bllokohet Kuvendi.
“Ju kisha lutë si kolegë ta mbështetin se vetëm kështu nuk bëheni pjesë e bllokimit të kuvendit të Kosovës”, tha Konjufca.
Haxhiu me 57 vota pro, 11 kundër dhe 3 abstenime nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të bërë kryetare e Kuvendit.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari tha se seanca mbyllet për sot ( e shtune), dhe do të vazhdojë të hënën nga ora 15:00.
The post Dështon për herë të dytë zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare appeared first on Albinfo.