Dieta gjermane: Humbni deri në 9 kg për 2 javë

Dieta gjermane dyjavore është një nga regjimet më të përfolura për humbje peshe, e përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Ajo premton humbjen e deri në 8–9 kilogramë në vetëm dy javë, duke funksionuar mbi parimin e marrjes së pak kalorive (1.000–1.200 në ditë) dhe përmirësimit të metabolizmit. Si funksionon dieta gjermane? Tri ditët e […] The post Dieta gjermane: Humbni deri në 9 kg për 2 javë appeared first on ATV.

Dieta gjermane: Humbni deri në 9 kg për 2 javë

Dieta gjermane dyjavore është një nga regjimet më të përfolura për humbje peshe, e përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Ajo premton humbjen e deri në 8–9 kilogramë në vetëm dy javë, duke funksionuar mbi parimin e marrjes së pak kalorive (1.000–1.200 në ditë) dhe përmirësimit të metabolizmit.

Si funksionon dieta gjermane?

  • Tri ditët e para janë më të rreptat dhe sjellin humbjen më të madhe në peshë.
  • Kaloritë ditore: 1.000–1.200, duke siguruar deficit të dukshëm kalorik.
  • Kujdesi kryesor: ndjekja rigoroze e menusë pa shtuar apo hequr ushqime.
  • Rekomandohet për persona me obezitet të mesëm ose të lartë.
  • Efekti afatgjatë: përmirëson metabolizmin dhe ndihmon që pesha e humbur të mos rikthehet lehtësisht.

Shembull i menusë javore

  • Dita 1: mëngjes kafe pa sheqer, drekë dy vezë + spinaq, darkë biftek + sallatë + fruta.
  • Dita 2: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë biftek + sallatë, darkë fileto pule.
  • Dita 3: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë vezë + domate, darkë fileto pule + sallatë.
  • Dita 4: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë vezë + djathë + karota, darkë kos + fruta.
  • Dita 5: mëngjes sallatë karrota + limon, drekë peshk + domate, darkë biftek + sallatë.
  • Dita 6: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë gjysmë pule, darkë vezë + karota.
  • Dita 7: mëngjes çaj me limon, drekë biftek + sallatë, darkë sipas zgjedhjes nga ditët e tjera.

Ky cikël përsëritet edhe për javën e dytë. Pas përfundimit, rekomandohet rikthimi gradual në ushqime të larmishme, por të pasura me fruta dhe perime.

Kujdes

  • Dieta është shumë e kufizuar në kalori, ndaj nuk rekomandohet për periudha të gjata.
  • Duhet ndjekur vetëm pas konsultimit me një mjek ose dietolog, sidomos për persona me probleme shëndetësore.
  • Nuk është e përshtatshme për fëmijë, adoleshentë ose gra shtatzëna.

The post Dieta gjermane: Humbni deri në 9 kg për 2 javë appeared first on ATV.