Të diplomuarve të huaj mund t’u lehtësohet hyrja në tregun zviceran të punës

Të diplomuarve të huaj mund t’u lehtësohet hyrja në tregun zviceran të punës

Një tjetër temë e rëndësishme që pritet të diskutohet këtë javë në Parlamentin zviceran lidhet me të huajt që përfundojnë studimet në universitetet e Zvicrës.

Të mërkurën, deputetët pritet të diskutojnë ndryshimin e Ligjit Federal për të Huajt dhe Integrimin, transmeton albinfo.ch.

Ndryshimi do të mundësonte një procedurë më të lehtësuar për pranimin në tregun zviceran të punës të shtetasve të vendeve të treta që kanë marrë një diplomë nga një universitet zviceran.

Nëse ndryshimet miratohen, ato mund të kenë rëndësi të veçantë për studentët nga vendet jashtë BE-së dhe EFTA-s që studiojnë në Zvicër dhe dëshirojnë të vazhdojnë karrierën profesionale në këtë vend pas diplomimit.

The post Të diplomuarve të huaj mund t’u lehtësohet hyrja në tregun zviceran të punës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.