“Do krijohet Forca Kombëtare e Sigurisë”, Taulant Balla u premton policëve: I japim zgjidhje të gjitha pagesave të prapambetura

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë në Kavajë, ka njoftuar se së shpejti do të krijohet edhe një Forcë Kombëtare të Sigurisë, e cila të mbështesë komisariatet. Ai u premtoi efektivëve se me aktin e ri normativ, do t’i jepet fund çdo problemi me pagesat e prapambetura […] The post “Do krijohet Forca Kombëtare e Sigurisë”, Taulant Balla u premton policëve: I japim zgjidhje të gjitha pagesave të prapambetura appeared first on Ditar.al.

“Do krijohet Forca Kombëtare e Sigurisë”, Taulant Balla u premton policëve: I japim zgjidhje të gjitha pagesave të prapambetura

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë në Kavajë, ka njoftuar se së shpejti do të krijohet edhe një Forcë Kombëtare të Sigurisë, e cila të mbështesë komisariatet.

Ai u premtoi efektivëve se me aktin e ri normativ, do t’i jepet fund çdo problemi me pagesat e prapambetura dhe detyrimet për orët shtesë të policëve, teksa tha se këtë çështje do ta ndjekë edhe vetë personalisht.

“Detyra e Ministrit të Brendshëm lidhet drejtpërdrejt me trajtimin e duhur financiar të punonjësve të policisë. Kemi kaluar në qeveri një akt normativ ku i japim zgjidhje të gjitha pagesave apo detyrimeve të prapambetura me orët jashtë orarit, i cili hyn në fuqi menjëherë. Në ditët në vijim, për çdo orë jashtë orarit të punës do të kryhet pagesa dhe do ta ndjek personalisht”, deklaroi Balla.

“Unë e di që paga aktuale e punonjësve të policisë është shumë e ulët krahasuar me nevojat që ka çdo familje e një punonjësi policie. Me buxhetin e shtetit 2024, do të kemi një rritje, e cila ndoshta nuk është aq sa duhet, por është një hap i madh krahasuar me stadin aktual”, shtoi ai.

Për sa i përket procesit të vetëpastrimit të Policisë, Balla u shpreh se Policia e Shtetit do ta rrisë besimin te qytetarët.

“Ndërsa vazhdojmë procesin e vetëpastrimit të radhëve të policisë nga individë që me veprimet e tyre tradhtojnë aksionet e policisë, unë jam shumë i sigurt që ne do ta rrisim besimin e qytetarëve te organizata e “Policisë së Shtetit”, tha ai.

The post “Do krijohet Forca Kombëtare e Sigurisë”, Taulant Balla u premton policëve: I japim zgjidhje të gjitha pagesave të prapambetura appeared first on Ditar.al.