Don Phenom s’e përjashton hyrjen në BBV5, por ka një kusht dhe një thirrje për produksionin

Në këtë intervistë, artisti i njohur Don Phenom, ka ndarë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite dhe projektet që pritet t’i realizojë shumë shpejt – e jo vetëm kaq. Kur u pyet në lidhje me mundësinë për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP, artisti u shpreh se do ta pranonte ftesën vetëm […] The post Don Phenom s’e përjashton hyrjen në BBV5, por ka një kusht dhe një thirrje për produksionin appeared first on Sinjali.

Don Phenom s’e përjashton hyrjen në BBV5, por ka një kusht dhe një thirrje për produksionin

Në këtë intervistë, artisti i njohur Don Phenom, ka ndarë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite dhe projektet që pritet t’i realizojë shumë shpejt – e jo vetëm kaq.

Kur u pyet në lidhje me mundësinë për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP, artisti u shpreh se do ta pranonte ftesën vetëm me një kusht.

“Në Big Brother mund të futem vetëm nëse është formati që të burgosin. A e dini që është një format i Big Brother-it në botë që të burgosin? Vetëm ashtu mund të futem. Sepse është talent nervash, nuk e di a kam edhe aq talent të duroj. Nuk do toleroj, se do më vijë në majë të hundës. Aty është kush mund të jetë më i zoti që të mos shpërthejë. Unë debatet i kisha përballuar, por ofendimet jo. Janë disa pika shumë delikate ku mund të futet familja në rol dhe a e dini çfarë? Më mirë po rri kështu. Po bëj tifozin nga larg”, tha ai.

Ndër të tjera, Don Phenom theksoi se: “Formati është i bukur dhe në qoftë se do të ishte ai formati i burgut brenda do të ishte perfekt për mua. Atëherë unë do të kisha ditur si të merresha, përndryshe jo. Kështu që, drejtora ju lutem futeni burgun brenda, vendoseni opsionin e tillë dhe Doni futet direkt. Atëherë ne e shohim se sa nerva kanë…”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Don Phenom s’e përjashton hyrjen në BBV5, por ka një kusht dhe një thirrje për produksionin appeared first on Sinjali.