DOSJA “BALLUKU”/ Publikohet një pjesë e përgjimeve të zv.kryeministres: E kërkoi Pëllumbi nga 3 në 5 vite…Arta tha se kishte folur me ty

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një pjesë nga dosja e zv.kryeministres Belinda Balluku në SPAK, ku janë një pjesë e përgjimeve të mesazheve të saj me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin. Siç shihen edhe në dosjen e SPAK, Balluku dhe Berberi flasin për ndryshimin e kritereve për tenderin e tunelit […] The post DOSJA “BALLUKU”/ Publikohet një pjesë e përgjimeve të zv.kryeministres: E kërkoi Pëllumbi nga 3 në 5 vite…Arta tha se kishte folur me ty appeared first on Ditar.al.

DOSJA “BALLUKU”/ Publikohet një pjesë e përgjimeve të zv.kryeministres: E kërkoi Pëllumbi nga 3 në 5 vite…Arta tha se kishte folur me ty

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një pjesë nga dosja e zv.kryeministres Belinda Balluku në SPAK, ku janë një pjesë e përgjimeve të mesazheve të saj me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin.

Siç shihen edhe në dosjen e SPAK, Balluku dhe Berberi flasin për ndryshimin e kritereve për tenderin e tunelit të Llogarasë, pasi ua ka kërkuar “Pëllumbi”.

Sipas VKM-së, kërkohet që kompania të ketë eksperiencë 3 vitet e fundit, ndërsa me kërkesë të “Pëllumbit” është ndryshuar kriteri në “3 nga 5 vitet e fundit”.

Berberi i thotë Ballukut se këtë e kanë diskutuar me Pëllumbin dhe Artën, ndërkohë që kjo e fundit i ka thënë që çështja është diskutuar edhe me vetë Belinda Ballukun.

Ndërkohë, Bardhi thotë se procedimi nuk do të jetë kurrë i plotë nëse paratë e korrupsionit nuk kthehen në Buxhetin e Shtetit.

Pjesë nga dosja:

Në datën 26.01.2021, në orën 12:25, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shetasit Evis Berberi mesazhin: “Nje pyetje”. Në orën 12:25, Evis Berberi: “Po”. Në orën 12:26, Belinda Balluku: “Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperienecen e objekteve te ngjashme Nga 5 vite ne 3???”. Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit”. Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Po cne? Kush e beri kerkesen e KPP?”. Në orën 12:27-12:31, Evis Berberi: “Ne kpp cfare kerkese eshte bere patem ne dt 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit Te takimi ge Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty”.

Postimi i Bardhit:

I tronditur nga dosja penale e një Zëvendëskryeministri që e trajton shtetin si oborrin e shtëpisë. Opozita do të bëjë transparencë të plotë të aferës korruptive të Belinda Ballukut që tregon sesi funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës.

Ndjehem krenar që aferat e kësaj Qeverie, grupi ynë parlamentar jo vetëm i denoncon publikisht, por edhe institucionalisht në SPAK. Procedimi penal nr. 181, viti 2024, që ka nisur mbi bazën e kallëzimit tonë, nuk do të jetë kurrë i plotë nëse paratë e korrupsionit nuk kthehen në Buxhetin e Shtetit.

P.s: E pandehura Belinda Balluku mendoj se duhet të udhëheq procesin e integrimit europian. Me atë rast, i tregon edhe BE sesi mund të bëjnë korrupsion dhe sesi mund ti ndajnë tenderat për qoka pushteti.

The post DOSJA “BALLUKU”/ Publikohet një pjesë e përgjimeve të zv.kryeministres: E kërkoi Pëllumbi nga 3 në 5 vite…Arta tha se kishte folur me ty appeared first on Ditar.al.