Drita e fiton derbin e shqiptarëve ndaj Shkëndijës
Kampioni i Kosovës Drita ka shënuar fitore minimale në derbin e shqiptarëve ndaj Shkëndijës, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Konferencës. “Intelektualët” triumfuan me rezultat minimal 1-0, në përballjen e zjarrtë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”. Fillimisht, lojtarët iu bashkuan tifozëve gjatë himnit duke kënduar “Mora fjalë”, e pastaj treguan një […]


Kampioni i Kosovës Drita ka shënuar fitore minimale në derbin e shqiptarëve ndaj Shkëndijës, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Konferencës.
“Intelektualët” triumfuan me rezultat minimal 1-0, në përballjen e zjarrtë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.
Fillimisht, lojtarët iu bashkuan tifozëve gjatë himnit duke kënduar “Mora fjalë”, e pastaj treguan një paraqitje të shkëlqyeshme brenda fushës.
Ishte Arb Manaj që e bëri dallimin me një gol vollej nga afërsia pas një harkimi të Besnik Krasniqit (20’).
Drita ishte më e mirë në pjesën e parë, me Shkëndijën që tentoi të krijonte disa kundërsulme, të cilat rezultuan larg finalizimit.
Në pjesën e dytë, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut e filloi më mirë dhe ishte Liridon Latifi që përpak sa nuk shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, por traversa e shpëtoi Faton Malokun.
Edhe Besart Ibraimi kishte një mundësi shënimi nga goditja e lirë, por këtë herë heroi i vendasve ishte Maloku me super pritje.
Drita me këtë fitore ngjitët në vendin e tetë në Ligën e Konferencës me tetë pikë, ndërsa Shkëndija zë pozitën e 25-të me katër sosh.
Drita mund të thuhet se tashmë e ka siguruar një vend në play-offin e Ligës së Konferencës, ndërsa Shkëndija mbetet në garë me dy xhiro deri në fund.
