Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës
Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve. Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u […] The post Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës appeared first on ATV.
“Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një strategji e qëllimshme ruse për të heshtur të gjitha zërat e pavarur që raportojnë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.
Sulmi i së enjtes ndodhi pasi një korrespondent i një media shtetërore ruse u vra në një sulm me dron ukrainas në pjesën e rajonit të Zaporizhjës, të pushtuar nga Moska.
Më herët këtë muaj, fotoreporteri francez Antoni Lallican u vra gjatë raportimit afër vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.
Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 2022, disa gazetarë janë vrarë teksa kanë qenë duke mbuluar luftën, megjithëse numri i saktë i viktimave ndryshon në varësi të organizatave monitorues.
Reporterët pa Kufij thanë se Lallican ishte gazetari i 14-të i vrarë nga ushtria ruse, ndërsa UNESCO njoftoi se ai ishte të paktën punonjësi i 23-të i mediave që ishte vrarë gjatë zbulimit të luftës në dy anët e frontit./REL/
The post Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës appeared first on ATV.