Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për vitin 2025 të përgatitur nga revista Heat. Me një pasuri që vlerësohet në rreth 151 milionë euro, këngëtarja shqiptare kryeson listën e 30 personazheve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në […] The post Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë appeared first on Sinjali.

Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për vitin 2025 të përgatitur nga revista Heat.

Me një pasuri që vlerësohet në rreth 151 milionë euro, këngëtarja shqiptare kryeson listën e 30 personazheve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Viti i fundit ka qenë më i suksesshmi në karrierën e saj, me fitime rekord nga turneu botëror “Radical Optimism”, i cili i solli rreth 97 milionë euro, shkruan DailyMail.

Përveç muzikës, Dua ka ndërtuar një perandori të vërtetë përmes projekteve të tjera, si podcasti dhe klubi i saj i librave, si dhe bashkëpunimeve luksoze me markat Porsche dhe Versace.

Pas saj renditet aktori Tom Holland me 43 milionë euro, i cili vazhdon të përfitojë nga suksesi i filmave “Spider-Man” dhe bizneset e tij të reja, përfshirë një markë birre pa alkool.

Në vendin e tretë qëndron këngëtari Lewis Capaldi me 41 milionë euro, ndërsa në pesëshen e parë hyjnë edhe Millie Bobby Brown me 28 milionë euro dhe çifti Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury me 26 milionë euro.

Në listë janë përfshirë për herë të parë emra të rinj si aktorja Anya Taylor-Joy, ylli i “The White Lotus” Leo Woodall, si dhe këngëtarja Holly Humberstone, e cila ka ndërtuar një pasuri prej rreth 4.8 milionë euro nga koncertet e saj me Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift.

Ndërkohë, podkasteri Steven Bartlett është shpallur si zëri më i paguar në këtë fushë në Mbretërinë e Bashkuar, me një pasuri prej rreth 42 milionë euro falë suksesit të “Diary of a CEO”, i cili gjeneron rreth 17.4 milionë euro në vit nga reklamat.

Në fund të listës së 30 më të pasurve hyn Amber Davies, ish-ylli i “Love Island” dhe konkurrente aktuale në “Strictly Come Dancing”, me një pasuri prej rreth 2 milionë euro, duke dëshmuar se popullariteti televiziv mund të shndërrohet në fitim të vërtetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë appeared first on Sinjali.