Dyshohet se vr’au djalin e tij 29-vjeçar në Gjilan, ku po fshihet Remzi Arifi

Dyshohet se vr’au djalin e tij 29-vjeçar në Gjilan, ku po fshihet Remzi Arifi

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në fshatin Pogragjë të Gjilanit vazhdon të mbetet në arrati, ndërsa Policia e Kosovës po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Bëhet fjalë për Remzi Arifin, i cili dyshohet se ka vrarë djalin e tij 29-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe se njësitet policore po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

Sipas Hashanit, nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton të ketë pasur raste të raportuara të dhunës në familje ndaj të dyshuarit.

“Megjithatë, hetimet do të tregojnë të vërtetën për këtë rast të rëndë”, ka deklaruar Hashani.

Viktima 29-vjeçare është varrosur të shtunën në varrezat e fshatit Pogragjë të Gjilanit.

Rasti ka tronditur banorët e zonës, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje.

Sipas raportimeve të 12 tetorit, policia kishte gjetur edhe veturën me të cilën dyshohet se ishte larguar i dyshuari. Në vendin e ngjarjes ishin sekuestruar tri armë dhe municion./IndeksOnline


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.