Ignazio Cassis viziton Kosovën, takohet me krerët e shtetit

Ignazio Cassis viziton Kosovën, takohet me krerët e shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku në fokus do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, transmeton albinfo.ch.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Cassis u takua me presidenten Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Vizita në Kosovë është pjesë e një turneu diplomatik që përfshin edhe Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në agjendën e këtij turneu janë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Një nga pikat e programit në Prishtinë do të jetë edhe përurimi i ambienteve të reja të Ambasadës së Zvicrës./Albinfo.ch

The post Ignazio Cassis viziton Kosovën, takohet me krerët e shtetit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.