“E kam humbur plotësisht ndjesinë e duarve”, Szczesny zbulon detaje nga lëndimi i cili po vuan

Gjatë verës, Wojciech Szczesny rinovoi kontratën me Barcelonën, por e bëri këtë duke e ditur se do të zgjaste “vuajtjen” e tij. Vuajtja në fjalë? Dhimbje dërrmuese në të dy krahët, për të cilat ai ka folur hapur së fundmi. Duke folur për revistën GQ, Szczesny zbuloi se ende po përballet me pasojat e një […]

“E kam humbur plotësisht ndjesinë e duarve”, Szczesny zbulon detaje nga lëndimi i cili po vuan

Gjatë verës, Wojciech Szczesny rinovoi kontratën me Barcelonën, por e bëri këtë duke e ditur se do të zgjaste “vuajtjen” e tij.

Vuajtja në fjalë? Dhimbje dërrmuese në të dy krahët, për të cilat ai ka folur hapur së fundmi.

Duke folur për revistën GQ, Szczesny zbuloi se ende po përballet me pasojat e një frakture të dyfishtë të krahëve, të pësuar si lojtar i Arsenalit më shumë se 15 vjet më parë.

“Ka momente gjatë stërvitjes kur humbas plotësisht ndjesinë në duar dhe nuk mund të mbaj as një shishe me ujë nga dhimbja”.

“Kështu që, unë dhe trajnerët bëjmë shaka se stërvitja ka mbaruar sepse jam paralizuar përsëri, por realiteti është se jam lodhur nga kjo vuajtje”.

“Është më keq gjatë parasezonit, gjatë stërvitjeve shumë kërkuese. Gjatë sezonit është më e lehtë sepse bën dy seanca stërvitore dhe pastaj një ndeshje, kështu që duart pushojnë dhe dhimbja nuk është aq e fortë. Dhimbja shtrihet nga kyçi deri te bërryli”.

Kjo padyshim ka ndikuar në vendimin e Szczesnyt për t’u tërhequr nga futbolli në verën e vitit 2024, edhe pse pak muaj më vonë u tundua të rikthehej nga Barcelona. Ai foli edhe për këtë proces.

“Nuk është se nuk kisha më pasion për futbollin. Nuk kisha pasion për opsionet që ishin në tavolinë, edhe pse dhjetë klubet më të mira po bënin oferta”.

“Nuk ishte çështje rritjeje page. Nuk doja të vazhdoja të luaja vetëm për para. Intuicioni më tha të thoja jo”.

“Por kur më telefonoi Barcelona, ata me siguri dyshonin se mund të më bindnin. Sezonin tim të parë luajta falas. Ajo që mora nga Barcelona ishte saktësisht ajo që duhej t’ia ktheja Juventusit për ndërprerjen e parakohshme të kontratës”, deklaroi portieri polak.