E Majta akuzoi për parregullësi zgjedhore

Partia politike E Majta në konferencën e saj të parë për shtyp akuzoi për disa parregullsi gjatë procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk. Nga kjo parti thanë se, heshtja zgjedhore nuk është respektuar, shtabet kanë qenë të hapura dhe thanë se, vëzhguesit e tyre nuk janë lejuar të hyjnë, dhe ka pasur presione të ndryshme përmes SMS-ve […]

E Majta akuzoi për parregullësi zgjedhore

Partia politike E Majta në konferencën e saj të parë për shtyp akuzoi për disa parregullsi gjatë procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo parti thanë se, heshtja zgjedhore nuk është respektuar, shtabet kanë qenë të hapura dhe thanë se, vëzhguesit e tyre nuk janë lejuar të hyjnë, dhe ka pasur presione të ndryshme përmes SMS-ve dhe personalisht.

“Në njësinë zgjedhore numër 3, në disa komuna, janë bërë thirrje anonime ndaj aktivistëve dhe kandidatëve tanë, ku u është ofruar një numër votuesish nga komuniteti rom që të votojnë për një shumë të caktuar parash. Ne dyshojmë se bisedat janë regjistruar me qëllim që kandidatët të komprometohen më vonë”, thanë nga kjo parti.