E trishtë/ Ja çfarë ka mbetur nga pylli i Pishporos, zjarri që zgjati 9 ditë u fik me dy avionët që dërgoi Greqia

Pamje të trishta vijnë nga Parku Pyjor i Pishporos në Fier, ku prej 9 ditësh pyjet digjen nga flakët. Me ndërhyrjen e dy avionëve që erdhën si ndihmë nga Greqia, zjarret janë shuar por dëmi i shkaktuar është katastrofik. Flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme hektarësh pyjorë duke shkaktuar kështu një katastrofë të madhe mjedisore. […] The post E trishtë/ Ja çfarë ka mbetur nga pylli i Pishporos, zjarri që zgjati 9 ditë u fik me dy avionët që dërgoi Greqia appeared first on Ditar.al.

E trishtë/ Ja çfarë ka mbetur nga pylli i Pishporos, zjarri që zgjati 9 ditë u fik me dy avionët që dërgoi Greqia

Pamje të trishta vijnë nga Parku Pyjor i Pishporos në Fier, ku prej 9 ditësh pyjet digjen nga flakët. Me ndërhyrjen e dy avionëve që erdhën si ndihmë nga Greqia, zjarret janë shuar por dëmi i shkaktuar është katastrofik.

Flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme hektarësh pyjorë duke shkaktuar kështu një katastrofë të madhe mjedisore.

Prej ditësh emergjencat kanë hasur vështirësi për shuarjen e zjarrit, dhe një helikopter që shërbente për ndërhyrje nga ajri sipas shefit të zjarrfikëses Haki Çako nuk mund të ngrihej pasi duhej respektuar një periudhë pushimi. Kjo tregon edhe njëherë gjendjen e mjerueshme të një shteti që nuk investon për të blerë as një avion, të domosdoshëm për situata të tilla.

Deri tani nuk asnjë të dhënë për shkaqet e zjarrit edhe pse policia po heton të dhënat për një zjarr të qëllimshëm. Zjarri ende vazhdon ne disa vatra, por emergjencat civile raportojnë se zjarri është i lokalizuar.

Ndërkohë sipas ambientalistit Sazan guri zjarri ishte i qëllimshëm dhe i shërben pronarëve që duan favore urbane, për të ndërtuar.

The post E trishtë/ Ja çfarë ka mbetur nga pylli i Pishporos, zjarri që zgjati 9 ditë u fik me dy avionët që dërgoi Greqia appeared first on Ditar.al.