I erdhi radha për t’u përballur me “Vettingun”, prokurori Mustafaraj jep dorëheqjen në KLP

Elton Qyno Përballja me procesin e “Vettingut”, ka detyruar njërin nga prokurorët e Elbasanit, të japë dorëheqjen duke shfaqur dëshirën për të braktisur detyrën e prokurorit.Bledar Mustafaraj, i cili prej disa vite me rradhë ka ushtruar detyrën pranë prokurorisë së Elbasanit,tre ditë më parë ka depozituar një kërkesë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke […] The post I erdhi radha për t’u përballur me “Vettingun”, prokurori Mustafaraj jep dorëheqjen në KLP appeared first on Ditar.al.

I erdhi radha për t’u përballur me “Vettingun”, prokurori Mustafaraj jep dorëheqjen në KLP


Elton Qyno


Përballja me procesin e “Vettingut”, ka detyruar njërin nga prokurorët e Elbasanit, të japë dorëheqjen duke shfaqur dëshirën për të braktisur detyrën e prokurorit.
Bledar Mustafaraj, i cili prej disa vite me rradhë ka ushtruar detyrën pranë prokurorisë së Elbasanit,tre ditë më parë ka depozituar një kërkesë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke paraqitur dëshirën për tu shkëputur nga statusi i Magjistratit të Republikës së Shqipërisë.
Me sa duket vendimi i prokurorit Mustafaraj për të lënë detyrën, është marë për shkak të gjetjeve kompromentuese që anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë konstatuar në dosjen e këtij subjekti rivlerësimi.
Pritet që në ditët në vijim, KLP të mblidhet dhe të dali me një vendim përfundimtar, lidhur me pranimin ose jo të kërkesës së depozituar nga magjistrati i prokurorisë së Elbasanit, Bledar Mustafaraj.
Mustafaraj, nuk është i vetmi magjistrat që ka braktisur detyrën pas futjes në procesin e rivlerësimit nga “Vettingu”. Shumë nga ata që nuk e kanë parë veten komod me gjetjet e komisionit, kanë zgjedhur të largohet me dëshirë nga rradhët e prokurorisë dhe gjykatës.

The post I erdhi radha për t’u përballur me “Vettingun”, prokurori Mustafaraj jep dorëheqjen në KLP appeared first on Ditar.al.