Borxhi mbi 100 mijë euro për bashkëshorten e Saimir Tahirit fut në telashe Lul Morinën, SPAK bllokon telefonin e biznesmenit
Elton Qyno Një hetim i nisur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për verifikimin e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka çuar në ambjentet e SPAK, biznesmenin nga Fieri, Lulzim Morina. Ditën e Hënë, Morina, ka dhënë shpjegime për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë […] The post Borxhi mbi 100 mijë euro për bashkëshorten e Saimir Tahirit fut në telashe Lul Morinën, SPAK bllokon telefonin e biznesmenit appeared first on Ditar.al.

Elton Qyno
Një hetim i nisur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për verifikimin e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka çuar në ambjentet e SPAK, biznesmenin nga Fieri, Lulzim Morina.
Ditën e Hënë, Morina, ka dhënë shpjegime për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.
Morina ka dhënë shpjegime lidhur me transaksionet e kryera, ku vetëm në një rast mësohet se ka kaluar një shumë prej 80 mijë euro në llogari të bashkëshortes së Saimir Tahirit.
Gjatë marrjes në pyetje, Lulzim Morina, ka pranuar kryerjen e këtyre transaksioneve, duke pretenduar se shumat financiare janë dhënë në formën e borxhit.
Sipas tij, ky borxh është kthyer sërish mbrapsht dhe për këtë gjë ka premtuar se do i vendoste në dispozicion hetuesve të çështjes mandatet bankare të transaksionit.
Pas kësaj dëshmie të shkurtër Morina është lënë i lirë të shkojë, por SPAK i ka sekuestruar biznesmenit aparatin e telefonit.
Bllokimi i telefonit të Morinës është kryer me qëllim kqyrjen e bisedave dhe ekspertimit teknik të tij, ku shpresohet të gjendet biseda dhe materiale që i shërbejnë këtij hetimi.
Prej disa kohë SPAK, ka nisur një hetim pasuror ndaj Saimir Tahirit dhe njerëzve të afërm të familjes së tij, si gruaja, kunati Alban Berisha, nëna dhe persona të tjerë.
Si pasojë e verifikimeve, ka rezultuar se marrëdhënie financiare ka pasur dhe Lulzim Morina, i cili dy ditë më parë u thirr në SPAK për të dëshmuar.
SPAK ka shtrirë verifikimet dhe tek disa biznese që gëzon me letra Alban Berisha si “Ferma 100” dhe disa kontrata noteriale ku janë blerë mijëra sipërfaqe toke në fshatin “Vishnje”.
Hetimi pasuror ndaj Tahirit po kryhet në bazë të ligjit anti-mafia, pas procedimit penal si i pandehuri i prokurorisë në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.
Por për këtë dosje penale, Tahiri u dënua me vetëm 4 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe jo për akuzat e ngritura nga prokuroria.
The post Borxhi mbi 100 mijë euro për bashkëshorten e Saimir Tahirit fut në telashe Lul Morinën, SPAK bllokon telefonin e biznesmenit appeared first on Ditar.al.