Edi Rama, i paprekshëm nga SPAK? Altin Dumani i përgjigjet opozitës
Kreu i SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur sot pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë. I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, se përse kryeministri Edi Rama është shpallur i paprekshëm nga drejtësia, kreu i SPAK e mohoi diçka të tillë duke thënë se për Prokurorinë e Posaçme nuk ekzistojnë të paprekshëm, […] The post Edi Rama, i paprekshëm nga SPAK? Altin Dumani i përgjigjet opozitës appeared first on Ditar.al.
Kreu i SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur sot pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë.
I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, se përse kryeministri Edi Rama është shpallur i paprekshëm nga drejtësia, kreu i SPAK e mohoi diçka të tillë duke thënë se për Prokurorinë e Posaçme nuk ekzistojnë të paprekshëm, duke theksuar se çdo hetim zhvillohet mbi bazën e provave dhe jo të emrave.
Pyetja e Luçiano Boçit: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën?
Dumani: Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Në çdo procedim penal hetohet fillimisht në drejtim të faktit penal dhe më tej një drejtim të autorëve të veprës penale. Të gjitha këto raste që përmendi prokurorët kryejnë hetime të gjithanshëm. Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rendësi emrat por vetëm provat.
Teksa Dumani lexonte pyetjet, kryedemokrati Berisha ka ndërhyrë gjatë raportimit të tij duke i kërkuar që të lexojë me qartësi pyetjet e shkruara nga opozita. Megjithatë Dumani vijoi me leximin e pyetjeve të shkruara nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi.
The post Edi Rama, i paprekshëm nga SPAK? Altin Dumani i përgjigjet opozitës appeared first on Ditar.al.
