Edon Zhegrova: Trajnerët e kaluar nuk ishin në nivelin e Fodas dhe të kombëtares së Kosovës
Futbollisti më i mirë kosovar i vitit 2024, Edon Zhegrova ka treguar opinionin e tij se përse kombëtarja e Kosovës nuk u kualifikua në Botëror ose Europian viteve të kaluar. Sipas tij, trajnerët e mëparshëm nuk kanë qenë në nivelin e Fodas, e as të kombëtares. “Me gjithë respektin për trajnerët që i kemi pas, […]

Futbollisti më i mirë kosovar i vitit 2024, Edon Zhegrova ka treguar opinionin e tij se përse kombëtarja e Kosovës nuk u kualifikua në Botëror ose Europian viteve të kaluar.
Sipas tij, trajnerët e mëparshëm nuk kanë qenë në nivelin e Fodas, e as të kombëtares.
“Me gjithë respektin për trajnerët që i kemi pas, nuk kanë qenë në nivel të Fodas dhe të kombëtares”, tha fillimisht Zhegrova për Sports Show.
Zhegrova tha se shpreson shumë që me Fodan do ta arrijnë kualifikimin.