Eman Rrahmani tregon se ishin në diskutime edhe me LDK-në për koalicion
Ish-anëtari i LVV-së, Eman Rrahmani, bashkë me Visar Korenicën dhe Amir Ahmetin i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të garuar së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Rrahmani në një konferencë për media bashkë me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar negociata me parti politike për


Ish-anëtari i LVV-së, Eman Rrahmani, bashkë me Visar Korenicën dhe Amir Ahmetin i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të garuar së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Rrahmani në një konferencë për media bashkë me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar negociata me parti politike për koalicione të mundshme, derisa ka veçuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Rrahmani e ka falendëruar partinë e Abdixhikut për konstruktivitet në diskutime.
Megjithatë ai ka treguar se në këto zgjedhje kanë vendosur që të garojnë me Partinë Demokratike të Kosovës.

