EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor është plotësuar me 3 anëtarët e rinj, të cilët zëvendësuan Brikena Ukperajn, Marçela Shehun dhe Dritan Hallunajn, të cilëve u kishte mbaruar mandati. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, Emona Muçi nga radhët e gjyqtarëve të Apelit u shpall fituese me 133 vota, kundrejt 92 votave të marra nga Irida […] The post EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor appeared first on Ditar.al.

EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor është plotësuar me 3 anëtarët e rinj, të cilët zëvendësuan Brikena Ukperajn, Marçela Shehun dhe Dritan Hallunajn, të cilëve u kishte mbaruar mandati.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, Emona Muçi nga radhët e gjyqtarëve të Apelit u shpall fituese me 133 vota, kundrejt 92 votave të marra nga Irida Kaçerja. Ajo zëvendësoi në këtë post Dritan Hallunajn.

Përsa i përket vendit vakant nga radhët e gjykatave të Shkallës së parë fituese është Gentiana Muçaj me 114 vota kundrejt 112 votave të Alma Kodraliut. Një vend si anëtar i KLGJ-së është edhe për Markeljan Koçan, i cili ishte i vetmi kandidat nga Shkalla e Parë Administrative.

Në mbledhjen e sotme morën pjesë 236 anëtarë, nga 240 që janë në total.

The post EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor appeared first on Ditar.al.