Rama: Von der Leyen do paraqesë nesër planin për të ndihmuar Ballkanin drejt BE
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka një plan për integrimin më të shpejtë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Në konferencën e përbashkët për medie me Von der Leyen, Rama tha se predientja e KE ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të […] The post Rama: Von der Leyen do paraqesë nesër planin për të ndihmuar Ballkanin drejt BE appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka një plan për integrimin më të shpejtë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Në konferencën e përbashkët për medie me Von der Leyen, Rama tha se predientja e KE ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri që do të ndihmojë shumë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Evropian,
Kreu i qeverisë nuk dha detaje rreth këtij plani, por bëri me dije se Von der Leyen pritet të zbulojë planin e saj nesër në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në kryeqytet.
“Kemi folur dhe për atë që sipas meje është risia më e rëndësishme e një samiti të procesit të Berlinit.
Ajo ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë që të ecin më shpejt drejt BE.
Për këtë presidentja do të flasë nesër në samit, prandaj nuk e di se sa do të zbulojë sot në këtë konferencë” dekaroi Rama.
The post Rama: Von der Leyen do paraqesë nesër planin për të ndihmuar Ballkanin drejt BE appeared first on Newsbomb Albania.