EMRI/ Aksidentohet për vdekje në punë administratori i minierës në Martanesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Martanesh ku administratori i një subjekti minerar ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e tij të punës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, ku 62-vjeçar Sulejman Kurti humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra. Policia ka shoqëruar disa persona […] The post EMRI/ Aksidentohet për vdekje në punë administratori i minierës në Martanesh appeared first on Ditar.al.

EMRI/ Aksidentohet për vdekje në punë administratori i minierës në Martanesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Martanesh ku administratori i një subjekti minerar ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e tij të punës.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, ku 62-vjeçar Sulejman Kurti humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

The post EMRI/ Aksidentohet për vdekje në punë administratori i minierës në Martanesh appeared first on Ditar.al.