Ende e hapur mundësia që të rinjtë e RMV-së të aplikojnë për çmimin vjetor te Banka Popullore
Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri 35 vjeç akoma do të kenë mundësi të aplikojnë për të fituar Çmimin vjetor për hulumtues të rinj në Bankën Popullore. Fituesi do të shpërblehet me 130 000 denarë, transmeton Portalb.mk. “Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më […]

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri 35 vjeç akoma do të kenë mundësi të aplikojnë për të fituar Çmimin vjetor për hulumtues të rinj në Bankën Popullore. Fituesi do të shpërblehet me 130 000 denarë, transmeton Portalb.mk.
“Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më 35 vjet. Të punësuarit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs”, sqaroi Banka Popullore.
Punimi më i mirë nga fusha e makroekonomisë dhe bankimit do të shpërblehet me 130 mijë denarë. Në rast se përzgjedhet edhe vendi i dytë, shpërblimi do të jetë 65 mijë denarë.
“Punimi duhet patjetër të përmbajë edhe shqyrtim të ekonomisë maqedonase mbi temën përkatëse. Punimi nuk duhet të kalojë 80.000 karaktere duke përfshirë hapësirat (pa fusnotat, shtojcat, grafikonet, tabelat, abstraktin, bibliografinë, anekset)”, sqaroi Banka, duke përkujtuar se afati i fundit për aplikim në [email protected] do të jetë deri më 1 janar të vitit 2026.
