Ende pa paga, SPERTK: Nga e hëna fillon greva e përgjithshme në RTK

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se greva e përgjithshme në RTK do të fillojë të hënën, duke shënuar nisjen e masave sindikale për shkak të mosshpërndarjes së pagave dhe neglizhencës së institucioneve për zgjidhjen e krizës së rëndë financiare në transmetuesin publik. Sindikata kërkon nga të gjithë vartësit, nga menaxhmenti deri te Bordi

Ende pa paga, SPERTK: Nga e hëna fillon greva e përgjithshme në RTK
Ende pa paga, SPERTK: Nga e hëna fillon greva e përgjithshme në RTK

Ende pa paga, SPERTK: Nga e hëna fillon greva e përgjithshme në RTK

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se greva e përgjithshme në RTK do të fillojë të hënën, duke shënuar nisjen e masave sindikale për shkak të mosshpërndarjes së pagave dhe neglizhencës së institucioneve për zgjidhjen e krizës së rëndë financiare në transmetuesin publik.

Sindikata kërkon nga të gjithë vartësit, nga menaxhmenti deri te Bordi i RTK-së, që të marrin vendim të qartë për MOS-MBULIMIN e asnjë ngjarjeje politike në Kosovë, deri në realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve.

“Si shenjë proteste, SPERTK kërkon që në ekranin e RTK-së çdo ditë të shfaqet njoftimi ‘Punëtorët e RTK-së pa paga”, derisa të zgjidhet situata. SPERTK paralajmëron se së shpejti do të fillohen protestat në shesh, para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si vazhdim i presionit sindikal ndaj institucioneve të vendit”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj sindikate, përgjegjësi për këtë krizë të rëndë financiare e kanë të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

“Ne nuk po e kuptojmë se në një situatë të tillë, ju vazhdoni të veproni normalisht, duke injoruar ekzistencën e 700 familjeve që varen nga puna në RTK. Kjo është shkelje e rëndë dhe cenim i të drejtave të njeriut, për të cilën dikush mund të mbajë përgjegjësi ligjore.

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti dhe të gjitha partive politike që të ndërmarrin menjëherë masa konkrete dhe të alokojë buxhetin e RTK-së, sipas ligjit, pasi RTK është institucion publik dhe funksionimi i tij nuk mund të lihet në krizë financiare”, thuhet tutje.

SPERTK thekson se kjo situatë nuk do të tolerohet më.

Sindikata paralajmëron se masat sindikale do të ashpërsohen dita-ditës, derisa kërkesat e punëtorëve të realizohen plotësisht.

“Me këtë letër njoftojmë institucionet kompetente se shpallim zyrtarisht grevën nga e hëna e javës së ardhshme në gjithë RTK-në”, thuhet në fund të njoftimit.