Erion Veliaj del nga paraburgimi i Durrësit, me furgon policie niset drejt Gjykatës Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë qelinë e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në seancën publike në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimimi i tij kundër shkarkimit nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Veliaj kishte bërë kërkesën për të marrë pjesë në seancën në orën 10:00, e cila do të […] The post Erion Veliaj del nga paraburgimi i Durrësit, me furgon policie niset drejt Gjykatës Kushtetuese appeared first on Ditar.al.

Erion Veliaj del nga paraburgimi i Durrësit, me furgon policie niset drejt Gjykatës Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë qelinë e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në seancën publike në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimimi i tij kundër shkarkimit nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj kishte bërë kërkesën për të marrë pjesë në seancën në orën 10:00, e cila do të jetë publike.

Gjykata Kushtetuese miratoi kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm dhe i kërkoi Drejtorisë së Burgjeve dhe SPAK-ut të marrin masat për transportin dhe sigurinë e tij gjatë zhvillimit të seancës.

Në ankimin e tij theksohet se Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. 

Veliaj argumenton se shkarkimi është i paarsyeshëm dhe se nuk ekziston asnjë shkelje e rëndë të provuar që të justifikojë masën ekstreme të largimit nga detyra, që erdhi me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Mes të tjerash, Veliaj thekson se mungesa në detyrë nuk është zgjedhur në mënyrë të vullnetshme nga ana e tij, por “me një gjendje objektive të imponuar prej një mase sigurimi personale, të vendosur nga gjykata”.

Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt të këtij viti teksa ndodhje në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza në total, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

The post Erion Veliaj del nga paraburgimi i Durrësit, me furgon policie niset drejt Gjykatës Kushtetuese appeared first on Ditar.al.