Europa dhe Ukraina pjesë e negociatave/ SHBA: Jemi konsultuar me ta, por procesi udhëhiqet nga Trump
Europa dhe Ukraina do të jenë të përfshira në bisedimet e paqes me Rusinë, që do të ndërmjetësohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka thënë këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA Mike Waltz, i cili theksoi se ka pasur konsultime me palën ukrainase dhe me europianët. “Atyre mund të mos ju pëlqejnë disa [...]Read More...

Europa dhe Ukraina do të jenë të përfshira në bisedimet e paqes me Rusinë, që do të ndërmjetësohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka thënë këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA Mike Waltz, i cili theksoi se ka pasur konsultime me palën ukrainase dhe me europianët.
“Atyre mund të mos ju pëlqejnë disa nga gjërat që po ndodhin në disa prej këtyre negociatave. Por më duhet të mohoj se nuk po konsultohemi me ata. Megjithatë , negociatat do të jenë nën udhëheqjen e Presidentit Trump që ne do të bëjmë që kjo luftë të përfundojë”, ka thënë ai.
Megjithatë një burim i lartë i qeverisë ukrainase tha për BBC se Ukraina nuk është e ftuar dhe nuk do të dërgojë ekip në bisedimet që do të mbahen në Arabinë Saudite edhe pse presidenti Volodymyr Zelensky ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të pranohet asnjë marrëveshje pas shpinës së Kievit.
I dërguari i Donald Trump për luftën, Keith Kellog e kishte përjashtuar më herët pjesëmarrjen e Europës në bisedime. Sipas tij, negociatat më herët kishin dështuar, pasi shumë vende kishin marrë pjesë.
Kremlini tashmë është shprehur se Putin është i gatshëm të flasë për paqen dhe jo për luftën, teksa Rusia ka nisur ekipin e saj në Arabinë Saudite. Ekipi negociator i Shteteve të Bashkuara është nisur gjithashtu.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se një takim i vetëm nuk do t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe njoftoi se mund të ketë biseda të tjera mes Donald Trump dhe Valdimir Putin për të diskutuar se si do të vijojë procesi.
Sipas Rubio, ditët e ardhshme do të përcaktojnë nëse Putin e do vërtet paqen.
Krahu i djathtë i Donald Trump konfirmoi se do të niset për bisedime në Arabinë Saudite, teksa vijon turin e tij në Lindjen e Mesme.