“Fajin më të madh që po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme e ka LVV” – Ejupi-Hajzeraj
Komentatorja politike Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar situatën e krijuar pas pamundësisë për formimin e qeverisë së re, duke thënë se përgjegjësia për bllokadën aktuale u takon të gjitha partive politike, por më së shumtë Lëvizjes Vetëvendosje. “Natyrisht se për këtë bllokadë iu bie të gjitha partive politike nga pak faji, por gjithmonë se kush ka


Komentatorja politike Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar situatën e krijuar pas pamundësisë për formimin e qeverisë së re, duke thënë se përgjegjësia për bllokadën aktuale u takon të gjitha partive politike, por më së shumtë Lëvizjes Vetëvendosje.
“Natyrisht se për këtë bllokadë iu bie të gjitha partive politike nga pak faji, por gjithmonë se kush ka dalë i pari në zgjedhje, atyre u bie faji më i madh. Dikush që i ka 48 deputetë dhe nuk mbërrin me e kriju qeverinë — që në çdo fazë të normalitetit çdo parti ka mujtë me kriju qeveri, vetëm të ishte pak edhe vullneti”, tha Ejupi-Hajzeraj në “Adresa”.
Ajo theksoi se mungesa e koordinimit dhe vullnetit politik ka qenë vendimtare në dështimin për të formuar institucionet, gjë që e ka futur vendin në një situatë të pasigurt politike. /Gazeta10

