Fatmir Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin

Analisti politik, Fidan Rama në “Adresa”  parashtroi një pyetje për kryetarin  e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn ku i tha se a besoni se një grup i bashkuar siç edhe e kishte sqaruar vetë Limaj, mund t’i bënte ballë Albin Kurtit dhe t’a mposhtë në një të ardhme të afërt. Limaj tha se kandidatura serioze me

Fatmir Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
Fatmir Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin

Fatmir Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin

Analisti politik, Fidan Rama në “Adresa”  parashtroi një pyetje për kryetarin  e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn ku i tha se a besoni se një grup i bashkuar siç edhe e kishte sqaruar vetë Limaj, mund t’i bënte ballë Albin Kurtit dhe t’a mposhtë në një të ardhme të afërt.

Limaj tha se kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdhaja, mund të futen në garë për vendin e parë.

“Unë besoj që,  kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdhaja, seriozisht mund të futen në garë për vendin e parë, dhe unë besoj fort, jo opozitarizmin e fortë po seriozisht jam i bindur që ai kandidat do të jetë kryeministër i Kosovës. Me pas garë përnime, me pasë alternativë përnime, e me pas një ekip të komponuar mirë, e një ekip që ka tjetër objektiv, me fitu votën, e mu pa si alternativë serioze e jo thjeshtë sa për dekor edhe me ba garën e të tretit e të dytit siç ka ndodh në të kaluarën, ” shtoi tutje Limaj.

Edhe Demhasaj shtori pyetje për Limajn ku tha se a e kishte fjalën që të gjitha partitë opozitare të bëhen bashkë.

Limaj tha se të gjitha partitë bashkë nuuk bën kurgjë hiq.

“Jo jo, të gjitha partitë bashkë s’bën kurgjë hiq. Unë mendoj se duhet me u bë dy-tri pole, minimum tri grupime të fuqishme që e maksimalizon votën opozitare”, shtoi tutje Limaj./Gazeta10

Deklarata e tij e plotë: